05 Maj 2024

KEK-u prin me shkelje ligjore në prokurim

Prishtinë, 2 gusht - Lëvizja Fol në Kosovë, e cila merret me monitorimin e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike, në hulumtimin e fundit që ka realizuar, ka evidentuar 13 shkelje ligjore, gjatë procedurave të prokurimit në institucionet e Kosovës.

Këto shkelje, sipas përfaqësuesve të kësaj organizate janë bërë në një periudhe tre mujore.

Fidan Kalaja nga kjo organizatë, ka thënë sot në Prishtinë, se të dhënat në këtë raport tregojnë se në fushën e prokurimit ka parregullsi të mëdha.

“Në mesin e institucioneve ku ka pasur shkelje ligjore të prokurimit ka prirë Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ku në tre muajt e e fundit të këtij viti ka pasur 4 shkelje ligjore në procesin e tenderimit, pasuar nga Postë Telekomi i Kosovës dhe Ministria e Infrastrukturës”, thekson Kalaja.

Ndryshe, prokurimi, në raportet e organizatave vendore dhe ndërkombëtare, është cilësuar si një nga burimet kryesore të aferave korruptive.

Kosova gjendet në vendin e 112-të në raportin e Transparency International, organizatë kjo e cila bën matjet e nivelit të korrupsionit në një vend të caktuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)