KEK: Faturat e konsumit aktual duhet paguar
Prishtinë, 8 shkurt Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka kërkuar që faturat e konsumit aktual duhet paguar rregullisht. KEK po ashtu ka njoftuar se si një prej objektivave kryesore të KEKut është përkujdesur ndaj konsumatorëve.
Në vazhdën e kësaj, dhe duke marr parasysh brengat e shprehura ditëve te fundit, KEK njofton se ka shumëfishuar numrin e punëtoreve në sektorin e pranimit të ankesave dhe shqyrtimit të tyre në shtatë distriktet e korporatës.
Në një komunikatë për media KEK i lut dhe inkurajon të gjithë konsumatorët që nëse ne ndonjë mënyrë kane dyshimet e tyre te bazuara se diçka nuk është në rregull me faturën e tyre, të ankohen secili individualisht.
Korporata i siguron të gjithë konsumatorët se ankesat e tyre do të pranohen në një kohë shumë të shkurtër dhe do të shqyrtohen me seriozitetin më të lartë deri në detajet më të imëta, është thënë në komunikatë.
Gjatë periudhës së ankimimit korporata njofton se do të ketë kujdes dhe konsiderate të veçantë ndaj shkyçjes së konsumatorëve, në ketë rast, përjashtim të përkohshëm bëjnë rastet e kontestimit të faturave përmes ankesave individuale deri në zgjidhjen e kontestit, është thënë në komunikatë.
Sidoqë të jetë, faturat e konsumit aktual duhet paguar rregullisht.
Siç kemi njoftuar edhe më herët, KEK-u ka krijuar ekipin e veçantë që te merret me interesimin e secilit grup të konsumatorëve, duke përfshirë edhe përfaqësues nga protesta e paralajmëruar.
Ky ekip do ta sqarojë secilën brengë apo kërkesë për informatë nga ana e tyre në mënyrën më transparente të mundshme, përfundon komunikata e KEK-ut.