KE ul parashikimet ekonomike të eurozonës për vitet 2016-2017
Bruksel, 4 maj - Komisioni Evropian uli sot parashikimet për rritjen ekonomike dhe inflacionin në eurozonë për vitin 2016 dhe 2017, për shkak të një konteksti botëror më pak të favorshëm dhe pasiguritë e lidhura me Brexit-in.
Në këto parashikime, ekzekutivi evropian përllogarit një rritje të PBB-së me 1,6% në 2016 dhe 1,8% në 2017 në eurozonë, kundrejt 1,7% në 2016 dhe 1,9% në 2017 të parashikuar më datë 4 shkurt.
Për sa i përket inflacionit, Komisioni Evropian (KE) i rishikoi në rënie parashikimet me +0,2% në 2016 dhe +1,4% në 2017. Ndërsa në parashikimet e dimrit jepej një rritje me 0,5% të çmimeve në 2016 dhe 1,5% në 2017.
Në aspektin e punësimit, parashikimet e pranverës ishin pak më pozitive sesa ato të dimrit.
KE-ja parashikon një nivel papunësie me 10,3% në 2016 dhe 9,9% në 2017, ndërsa më 4 shkurt kishte parashikuar një nivel prej 10,5% këtë vit dhe 10,2% në vitin e ardhshëm.