KE rrit uljen e pritur të ekonomisë së Kroacisë
Zagreb, 6 nëntor - Në parashikimin e tij, Komisioni Evropian ka rritur uljen e pritur të ekonomisë së Kroacisë për këtë vit.
Kroacia ka parashikimin më pesimist për rritjen ekonomike, krahasuar me të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian për shkak të mosbalancimit të brendshëm dhe të jashtëm, klimës së keqe të biznesit dhe tregut të dobët të punës.
Në parashikimin e tij, Komisioni Evropian ka rritur uljen e pritur të ekonomisë së Kroacisë për këtë vit prej 0,6 për qind në 0,7 për qind të PBB-së dhe parashikon rritje të papunësisë nga 17,3 për qind të vitit të kaluar në 17,7 për qind.
Komisioni thekson se pas gjashtë viteve recesion pritet që vitin e ardhshëm Kroacia të ketë rritje të dobët ekonomike prej 0,2 për qind.
KE-ja pret që papunësia në vitin 2015 të mbetet 17,7 për qind, ndërsa në vitin 2016 të zvogëlohet në 17,3 për qind.
Po sipas parashikimeve, deficiti buxhetor i Kroacisë është rritur në 5,6 për qind të PBB-së nga 5,2 për qind vitin e kaluar.