KE rrit parashikimin e rritjes ekonomike vjetore në Eurozonë dhe BE
Në raport parashikohet se në vitin 2017, ekonomia në Eurozonë dhe BE do të rritet përkatësisht me 1.7% e 1.9% duke kaluar parashikimin 1.6% e 1.8% në raportin e periudhës së dimrit, të publikuar në shkurt.
Komisioneri i BE-së për çështjet ekonomike e financiare Pierre Moscovici u shpreh se ekonomia europiane përballet ende me presionin e sjellë nga faktorë të papërcaktuar. Në të njëjtën kohë, problemet e punësimit dhe të çekulibrit të investimeve janë bërë më të dukshme dhe sfida më serioze.