15 Janar 2025

KE pro taksës së re të transaksioneve financiare

Bruksel, 24 tetor - Komisioni Europian mbështet planin e 10 vendeve për zbatimin e taksës së re të transaksioneve financiare, si një mënyrë ndihmese për mbledhjen e fondeve në ndihmë të daljes nga kriza e eurozonës.

Mes vendeve që pritet të nisin zbatimin e taksës, për të cilën është rënë dakord në fillim të vitit nga liderët europianë, janë edhe Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja.

Ato kërkojnë të ecin përpara me planin e tyre, pasi nuk mundën të kenë mbështetjen e të gjitha anëtarëve të Bashkimit Europian.

Ndërkohë Britania e Madhe vazhdon të jetë një zë kundër pasi sipas kryeministrit devid Kamerun kjo taksë do të godasë më së shumti bankat e Londrës.

Përveç vendeve nismëtare taksa e re ka mbështetjen edhe të Austrisë, Belgjikës, Greqisë, Portugalisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë.

Kreu i Komisionit Europian Hoze Manuel Barroso tha se ishte i kënaqur nga vendosmëria e treguar prej vendeve për të marrë pjesë në taksën e përbashkët të transaksioneve.

\"Kjo taksë lidhet me drejtësinë kemi nevojë të ndajmë në mënyrë të barabartë kostot e krizës, edhe për sektorin financiar e jo vetëm për qytetarët e thjeshtë\",- tha Barroso.

Sipas kreut të Komisionit Europian kjo taksë mund të mbledhë miliarda euro, të domosdoshme për vendet e eurozonës, në kohë të tilla të vështira. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)