08 Nëntor 2024

KE parashikon rritje ekonomike 3.5% për Shqipërinë në 2017-n

Tiranë, 14 shkurt - Komisioni Europian pohoi parashikimin e tij të mëparshëm për rritjen ekonomike të Shqipërisë në vitin 2017, duke thënë të hënën se Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë (GDP) do të rritet me 3.5 për qind.

Sipas parashikimit të Komisionit Europian, rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të nxitet kryesisht nga shpenzimet familjare dhe investimet private.

Në aspektin e investimeve, raporti tregoi prirje rritëse të investimeve kryesisht me projektet e energjisë, siç është dhe ai i Gazsjellësit Trans Adriatik.

Komisioni e ka rishikuar parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në vitin 2018, duke e rritur atë në 3.6 për qind nga 3.5 për qind që ishe me parashikimin e nëntorit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)