KE organizon për herë të parë mbledhje për Brezovicën
Prishtinë, 10 qershor - Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian organizoi sot për herë të parë një mbledhje të nivelit të lartë për rivitalizimin e Brezovicës. Në mesin e pjesëmarrësve ishin zyrtarë të lartë qeveritarë si dhe palët e interesuara lokale dhe ndërkombëtare.
Renzo Daviddi, Shef i Zyrës ndërlidhëse të KE-së pohoi: Rivitalizimi i rajonit të Brezovicës është i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës. Ajo mund të bëhet vetëm me anë të një çasjeje të gjithanshme.
Qëllimi i saj është për tu siguruar se qytetarët e Brezovicës përfitojnë sa i përket infrastrukturës së përmirësuar, mundësive më të mira për punësim gjatë tërë vitit përderisa e mbrojnë mjedisin natyror.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi premtoi se Qeveria do të ofrojë përkrahje për përmirësimet e nevojshme në infrastrukturën publike të Brezovicës.
Kryetari i Shtërpcës, Bratislav Nikolić, e përshëndeti çasjen e propozuar, dhe nënvizoi rëndësinë që vendësit tu prijnë fuqishëm procesve dhe angazhimit.
Zyra ndërlidhëse e KE-së ka kontraktuar një kompani të specializuar për të krijuar një plan zhvillimor për këtë rajon. Ajo po ashtu do ta përkrahë Qeverinë për të marrë vendime ligjore e strategjike dhe po ashtu do ti ndihmojë Agjencisë Kosovare të Privatizimit për ta organizuar një konferencë të investuesve më vonë gjatë vitit 2010.