KE miraton rekomandimet për të nxitur shtimin e vendeve të punës
Bruksel, 31 maj - Komisioni Europian (KE) të mërkurën miratoi rekomandimet e tij të fundit vjetore për shtetet anëtare të BE-së, për të nxitur shtimin e vendeve të punës dhe rritjen e konkurrueshmërisë në periudhën 2013-2014.
Paketa përfshin 23 grupe propozimesh për të gjitha vendet anëtare, përveç Greqisë, Irlandës, Portugalisë dhe Qipros, si dhe një grup të veçantë për mbarë Eurozonën. Paketa përmban udhëzime të veçanta për çdo vend lidhur me politikat shoqërore, ekonomike dhe buxhetore.
Sipas Komisionit, të katër vendet anëtare të papërfshira në këto rekomandime, janë mbikëqyrur sipas një procesi të veçantë dhe më intensiv për rregullimin dhe ringjalljen ekonomike.