KE miraton 4 miliardë euro për Greqinë
Bruksel, 27 korrik - Komisioni Evropian tha sot se zyrtarët e eurozonës kanë miratuar transferimin e 4 miliardë eurove për të financuar Greqinë.
Zëdhënësi i Komisionit Simon OConnor tha se Greqia mund ti marrë fondet qysh të hënën me qeveritë e eurozonë,s që pritet të miratojnë lëvrimin e tyre.
O\'Connor shtoi se 2 presje 5 miliardë nga 4 miliard euro mund të vijnë nga fondi i eurozonës për shpëtimet, ndërsa pjesa tjetër do të dale nga të ardhurat e obligacioneve të bankës qëndore greke.
Vendimi vjen ndërsa Greqia miratoi dje pjesën e fundit të legjislacionit të kërkuar nga huadhënësit ndërkombëtar për të zhbllokuar 5 presje 8 miliardë euro nga ndihma e eurozonës, banka e saj qëndore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Gjermania shtyhu këtë javë nënshkrimin e lëvrimit të huasë deri të hënën për të siguruar që të gjitha kushtet e caktuara janë përmbushur, por zyrtarët thanë se miratimi i Gjermanisë është tani thjesht një formalitet.