KE miratoi 23 mlrd euro për Rumaninë deri në vitin 2020
Bukuresht, 9 gusht - Deri në vitin 2020 Rumania do të marrë nga BE 23 mlrd euro në kuadrin e programeve të ndryshme operative, 8 mlrd euro për zhvillimin e rajoneve rurale dhe afro 170 milionë për peshkimin.
Kjo parashikohet në Marrëveshjen e partneritetit me Rumaninë, të miratuar nga KE, që përvijon strategjitë dhe prioritetet në përvetësimin e mjeteve.