KE me plan prej 315 miliardë euro për zhvillimin ekonomik të BE
Bruksel, 26 nëntor - Shefi i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka prezantuar planin, për të investuar 315 miliardë euro, në ekonominë e Bashkimit Evropian.
Juncker, para parlamentit Evropian në Strasburg, më 26 nëntor, tha se me realizimin e këtij plani, i dergojnë një mesazh Evropës dhe gjithë botës, e ajo është se Evropa është kthyer në biznes.
Plani ka për qëllim që këtë shumë ta investojë në sektorin privat, por fillimisht duhet të marrë miratimin e 28 përfaqësuesve të parlamentit Evropian.
Juncker, shpreson se ky investim, do të ndihmojë në rritjen e punësimit.
Ndryshe, njoftimi i tij, vjen një ditë pasi që Papa Françesku, duke iu drejtuar parlamentit Evropian, tha se Evropa është lodhur dhe plakur, ndërsa ka kërkuar nga anëtarët e saj që të ripërtrijnë fokusin e tyre në të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e popullit.