18 Nëntor 2024

KE mbështet hyrjen e Lituanisë në Eurozonë

Strasgurg, 17 korrik - Parlamenti Europian në Strasburg miratoi të mërkurën një rezolutë, ku mbështet Lituaninë të bëhet pjesë e vendeve të bllokut. Nëse ndodh kjo atëherë Lituania do të bëhet anëtarja e 19-të e vendeve të Eurozonës.

Në rezolutë theksohet se Lituania plotëson të gjitha kriteret për t\'u bërë pjesë e Eurozonës: Norma mesatare vjetore e inflacionit është 0.6% (më e ulët se norma e kërkuar prej 1.7%).

 Gjithashtu, në vitin 2013 Lituania kishte një deficit prej 2.1% (më i ulët se 3%), borxhi publik zë 39.4% të GDP-së (shifër kjo shumë më poshtë se kufiri i parashikuar prej 60%).

Sipas studimeve të fundit nga \"Eurobarometri\" është rritur numri i lituanezëve që janë optimistë për futjen në Eurozonë. Në muajin prill, 46% e të anketuarëve përkrahën pjesëmarrjen e Lituanisë në Eurozonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)