KE kritikon ''Moody's'' për vlërsimin e Italisë
Bruksel, 14 korrik - Komisioni Evropian (KE) kritikoi sot momentin e zgjedhur nga agjencia ''Moody's'' për të ulur vlerësimin për boxhin afatgjatë të Italisë duke përshëndetur punën e vendosur të këtij vendi për të rimëkëmbur financat.
"Nuk kam komente për përmbajtjen e njoftimit, por legjitimisht dhe seriozisht kam pikëpyetje për momentin e këtij njoftimi'', deklaroi Simon O'Connor, zëdhënës i komisionerit evropian të ngarkuar me Çështjet Ekonomike, Olli Rehn.
Brukseli ka kritikuar vazhdimisht momentin e zgjedhur nga agjencitë e vlerësimit për të ndërhyrë, veçanërisht para mbajtjes së samiteve evropiane apo takimeve të ndjeshme të zonës euro.
Agjencia e vlerësimit financiar uli me dy pikë vlerësimin për Italinë, nga A3 në Baa2 dhe i qëndroi perspektivës negative për këtë vend.