KE kërkoi një rritje prej 6,8 për qind të buxhetit të BE-së
Bruksel, 26 prill - Komisioni Europian kërkoi një rritje prej 6,8% të buxhetit të BE-së për vitin 2013, duke argumentuar se investime të menjëhershme janë të domosdoshme për të rigjallëruar rritjen ekonomike.
Buxheti i BE-së paguhet nga kuotat e përbashkëta të 27 vendeve anëtare dhe financon projekte të ndryshme që kanë si synimin nxitjen e zhvillimit ekonomik, kryesisht në rajonet më të prapambetura të Europës, përfshi edhe vendet jashtë BE si Shqipëria.
Propozimi vjen në një moment kur pothuajse të gjithë shtetet anëtare po përshtasin politika kursimi dhe po reduktojnë buxhetet e tyre kombëtare
Disa nga peshat e rënda të BE-së, i kanë kërkuar KE-së që të heqë dorë nga disa projekte dhe të ulë pretendimet e tij.
Megjithatë, Komisioni argumentoi të dielën se buxheti i tij duhet të rritet në të paktën 138 miliardë euro (6,8% më shumë), duke nisur nga viti i ardhshëm.
Vendet që kundërshtojnë më shumë rritjen e buxhetit të BE janë ato vende që mbajnë peshën më të madhe në garantimin e fondeve të BE.
Britania është angazhuar të plotësojë 12,4 % të buxhetit të BE dhe rritja 7% e buxhetit të BE do ti impononte Anglisë një shumë shtesë prej 898 milionë euro.
Vendet e mëdha evropiane si Anglia dhe Franca po kalojnë një krizë të rëndë ekonomike dhe financiare dhe janë të pakënaqura nga kërkesa për rritjen e buxhetit të BE për vitin 2013.