KE-ja nuk disponon të dhëna për një valë të bullgarëve dhe rumunëve në BE
Bruksel, 7 janar - Komisioni Evropian (KE) nuk disponon të dhëna për një valë të punonjësve bullgarë dhe rumunë në vende të tjera të BE-së.
Në një konferencë shtypi në Bruksel këtë e deklaroi Xhonatën Tod (Jonathan Todd), zëdhënës i komisionarit evropian për punësim, çështje sociale dhe përfshirje në KE, Laslo Andor (Laszlo Andor).
Ai nënvizoi se deri në datën 1 janar kishte kufizime në punësimin e bullgarëve dhe rumunëve në nëntë vende anëtare të BE-së, mes të cilave edhe Britania e Madhe. Nuk parashikohen më kufizime suplementare, bëri me dije zëdhënësi.
Ai citoi të dhëna, sipas të cilave pjesa bazë e bullgarëve dhe rumunëve, e cila ka dashur të punojë në vende të tjera të BE-së, tashmë e ka bërë ketë.
Shumë sondazhe të pavarura tregojnë se, emigrantët kontribuojnë në ekonominë vendase dhe në sistemin social, tha Xhonatën Tod.