03 Maj 2024

KE-ja ndihmon funksionalizimin e plotë të Parkut të Bizneseve

Mitrovicë, 15 dhjetor - Pas përfundimit të infrastrukturës së nevojshme, si asfaltimi i rrugës, mandej zgjidhjes së problemit të ujit, rrymës etj, në Parkun  e Biznesit në Mitrovicë pritet të bëhen edhe investime të tjera.

Kjo me mbështetjen e Komisionit Evropian (KE) që ka për qëllim funksionalizimin e plotë të këtij parku, që është në dispozicion të bizneseve.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, tha se KE-ja ka ndihmuar vazhdimisht aktivitet që janë bërë në Parkun e Biznesve dhe kjo ka bërë që kushtet për punë aty përditë të përmirësohen.

“Ne jemi shumë mirënjohës për mbështetjen që kanë qenë jetike për funksionalizimin e këtij projekti që ka nisur në vitin 2005”.

Ai tha se komuna ka qenë dhe do të jetë vazhdimisht e përkushtuar që të mbështes bizneset. “Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur që të krijojmë kushte sa më të favorshme për bizneset në komunën tonë”.

Ndërsa Rrustem Abiti, koordinator për Zhvillim Ekonomik në Odën Ekonomike në Mitrovicë, tha se  KE-ja do të mbështes funksionalizimin e Parkut të Bizneseve me 294 mijë euro.

“Do të kryhen punët që kanë mbetur në gjysmë dhe do të ndërtohet një objekt për menaxhmentin”.

Drejtori për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Rasim Veseli, tha se Parku i Biznesve në Mitrovicë është  një projekt i rëndësishëm që do të ndihmoj bizneset dhe do të zbus papunësinë.

“Është ky projekt i pari i kësaj natyre që realizohet në Kosovë dhe do të ndihmoj bizneset në krijimin e kushteve më të mira për punë”

Ai theksoi se rëndësi e veçantë e këtij projekti është se do të krijohen mundësi edhe për hapjen e vendeve të reja të punës në këtë qytet, ku papunësia është e madhe.

Të kënaqur me këtë realizimin e këtij projekti shprehën edhe pronarët e bizneseve përfituese. Skender Idrizi, përfaqësues i tyre, tha se është bërë një punë e mirë dhe janë krijuar kushte të favorshme për bizneset.

Parku i Biznesit është ngritur në një zonë që më parë shfrytëzohej si treg i kafshëve me një sipërfaqe të përshtatshme për vendosjen e bizneseve prodhuese për një periudhe 10-vjeçare pa pagesë.

Parku i Biznesit ishte zgjedhur që të ngrihet në një zonë ku ishte më parë tregu i kafshëve me një sipërfaqe të përshtatshme për vendosjen e bizneseve prodhuese për një periudhe 10-vjeçare pa pagesë.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)