17 Nëntor 2024

KE-ja do ta mbështesë BQK-në

Prishtinë, 1 tetor - Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Bedri Hamza, priti në një takim Javier Menendez Bonilla, shef i njësisë për Kosovën , e cila është në kuadër të Komisionit Evropian.

Në këtë takim, Guvernatori Hamza fillimisht ka falënderuar, Bonillan për ndihmën e vazhdueshme të Komisionit Evropian që i ka dhënë Kosovës dhe institucioneve të saja.

Guvernatori Hamza duke folur në rastin konkret për detyrat që e mandatojnë BQK-në , e ka garantuar Bonilla se banka si autoritet rregullator , licencues dhe mbikëqyrës do të zbatoi dhe do ti plotësoi suksesshëm të gjitha detyrat që dalin në rrugëtimin drejtë integrimeve evropiane . Ndërsa në vazhdim guvernatori i bëri një rezyme zhvillimeve ekonomike e financiare në Kosovë, me theks të veçantë sektorit bankar, industrisë së sigurimeve dhe foli po ashtu për sfidat nëpër të cilat ka kaluar ky sistem.

Po sipas guvernatorit Hamza, bazuar në treguesit e zhvillimeve aktuale , kemi të bëjmë me një sistem të qëndrueshëm të shëndoshë dhe likuid ,pra kemi të bëjmë me zhvillime pozitive në vazhdimësi në gjithë sektorët që e karakterizojnë dhe i mbulon konformë mandatit të saj BQK-ja dhe gjithnjë duke ushtruar, zbatuar dhe operuar aktivitetin e saj në pajtim të plotë me ligjet dhe rregulloret pa përjashtim.

Në anën tjetër Bonilla , për informimin gjithëpërfshirës ,ka përgëzuar duke i dhënë mbështetje guvernatorit dhe BQK-së për punën dhe të arriturat si institucion i rëndësishëm i shtetit të Kosovës.

Po ashtu ka bërë më dije se ai do të vazhdojë ndihmën e pakursyer të zyrës për Kosovën në kuadër të Komisionit Evropian. “Do të mbështesin integrimin e Kosovës , përfshirë këtu BQK-në në plotësimin e detyrave që dalin nga ky proces i rëndësishëm për vendin”, është shprehur ai.

Hamza ka shprehur falënderim të veçantë për delegacionin e kryesuar nga Bonilla dhe ka premtuar përkushtimin e tij se bashkëpunimi me institucionin e Komisionit Evropian dhe të institucioneve tjera pa dallim do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe se BQK-ja në vazhdimësi do të plotëson të gjitha detyrat që dalin nga rrugëtimi në rrugën drejtë integrimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)