KE i përkushtuar për të ndihmuar ekonominë Kosovës
Bruksel, 17 gusht - Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel sot u takua me komisionerin e Unionit Evropian për Ekonomi dhe Politika Monetare, Oli Rehn, ku diskutuan në lidhje me situatën e përgjithshme politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë, disbursimin e mjeteve te premtuara nga Komisioni Evropian, si dhe rreth procesit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala duke falenderuar Komisionerin Oli Rehn për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, tha se Vendi i i GJND-së rreth shpalljes së pavarësisë së Kosovës ka hapur perspektiva të reja për Kosoën.
Aprovimi i Programit me FMN-në është një konfirmim tjeter i rëndësishëm i pjekurisë institucionale dhe shtetërore të Republikës së Kosovës.
Në këtë kontekts Ministri Shala kërkoj nga Kominsioneri Rehn perkrahjen buxhetore të zotuar nga KE.
Temë tjerë e rendësihme qe u diskutua ishte edhe anëtarësimi i Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvilli. Për të dy temat dhe cështjet tjera që u diskutuan Ministri Shala mori mbështetjen e plotë të Rehn dhe te KE.
Ndërsa, komisioneri i BE-së për Ekonomi dhe Politika Monetare, Oli Rehn tha se Kosova është në rrugë të drejt të zhvillimit ekonomik dhe se trendi pozitiv i këtij zhvillimi është duke u vërejtur.
Dëshiroj të theksoj se Komisioni Evropian mbetet i përkushtuar për të ndihmuar zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës dhe natyrisht anëtarësimi në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të ishte shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe në e përkrahim këtë, tha komisioneri Rehn.
Nga ky takim u konkludua se shumë shpejt mbështetja buxhetore nga Komisioni Evropian do të realizohet dhe gjithashtu mbështetja e Komisonit Evropain në rrugën e anëtarësimit do të mundoësoj që ky proces të realizohet në një të ardhme të afërt.
Pas takimit me komisionerin për Ekonomi dhe Politika Monetare, Oli Rehn, Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, u takua edhe me Komisioneren për Bashkëpunim Ndërkombetarë, Ndihma Humanitare dhe përgjigje ndaj Krizave, Kristalina Georgieva, me të cilën u diskutuan zhvillimet ne Kosove dhe perspektivat e se ardhmes ne kontekst te bashkepunimit te ndersjelle.
Gjatë kesaj vizite Ministri Shala takoi edh z. Lourence Meredith, drejtor i njesise per Kosoves ne DG per zgjerim dhe zyrtare tjere nga DG ECFIN dhe DG per Zgjerim.
Fjolla Koca