KE i kërkon Rumanisë të zbatojë reformat ekonomike
Bruksel, 28 qershor - Komisioni i Evropës ka kërkuar nga Rumania që të zbatojë angazhimet e saj për zbatimin e reformave ekonomike në këtë vend.
Komisioni Evropian të shtunën ka deklaruar se Rumania nuk ka zbatuar angazhimet e saj që ka premtuar në fushën e reformave ekonomike në shkëmbim të marrjes së ndihmave financiare.
Vlen të theksohet se Rumani aktualisht është një prej vendeve të varfra anëtare të BE përkrah Bullgarisë.