18 Nëntor 2024

KE do të mbajë konferencë donatorësh për Bosnjen dhe Serbinë

Bruksel, 24 qershor - Më nismën e Francës dhe të Sllovenisë, Këshilli i Europës do të zhvillojë më 16 korrik një konferencë donatorësh për të gjeneruar fonde shtesë në ndihmë të Bosnjes dhe të Serbisë të goditura nga përmbytjet e mëdha gjatë shirave pranverorë.

Komisioneri Stefan Fyle ka thënë se në kuadër të Këshillit të BE-së për Çështjet e Jashtme, qeveria e Francës së bashku me qeverinë e Sllovenisë dhe Komisioni Europian kanë njoftuar se do të bashkë-organizojnë një konferencë donatorësh në 16 korrik për të gjeneruar fonde shtesë.\"

\"Ne kemi ftuar shumë vende nga komuniteti i donatorëve dhe institucioneve financiare ndërkombëtare. Para kësaj konference të rëndësishme, ne do të paraqesim një të ashtuquajtur \'raport i vlerësimit\', mbi të cilin po punohet për të dy vendet, Bosnjë-Hercegovinën dhe Serbinë, së bashku me Kombet e Bashkuara, Bankën Botërore dhe autoritetet e interesuara.\"

\"Unë kam shumë besim se në bazë të këtyre raporteve të vlerësimit, komuniteti i donatorëve do të jetë në gjendje të gjenerojnë fonde shtesë më tej dhe unë do të doja të siguroja qytetarët e vendeve më të prekura; Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë, se çfarëdo buxheti që do kërkohet dhe çfarëdo instrumenti që do të përdoret, do të shfrytëzohet për të siguruar, njëkohësisht, në periudhë afatshkurtër dhe afatgjatë, që pasojat e këtyre përmbytjeve do të trajtohen me ndihmën e BE-së”, tha Fyle.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)