19 Nëntor 2024

KE dhe FMN përshëndetin progresin e Spanjës

Bruksel, 18 dhjetor - Komisioni Evropian, (KE), dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, (FMN), përshëndetën progresin e Spanjës, e cila del më 23 janar të vitit 2014 nga programi i Ndihmës Financiare Evropiane për Sektorin Bankar, por, po ashtu e nxitën vendin të ruante ritmin dhe itinerarin e reformave dhe shtrëngimit buxhetor.

"Procesi i ristrukturimit të bankave që kanë marrë ndihmë publike ka avancuar me ritme të kënaqshme", u shpreh Komisioni Evropian përmes një komunikate.

Ndërsa FMN-ja theksonte, në një deklaratë të veçantë se "përpjekjet e Spanjës, në kuadër të programit të ndihmës evropiane, e kishin transformuar sistemin bankar vendas në një sistem më solid, më të sigurt dhe të një niveli më të arsyeshëm". 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)