KDI: Të rritet niveli i transparencës në shpenzimet e financave
Prishtinë, 22 janar - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka organizuar një tryezë diskutimi me temën Transparenca e shpenzimeve financiare ne nivel lokal.
Qëllimi i organizimit të kësaj tryeze kishte për synim diskutimin mbi mënyrën e publikimit të raporteve tremujore të shpenzimeve, për të qenë lehtë të qasshme dhe të lexueshme, si pjese e transparencës dhe llogaridhënies së komunave mbi menaxhimin e parasë publike.
Qendresa Hamzaj në fillim të tryezës pasqyroj një analizë të shkurtër mbi të gjeturat rreth transparencës financiare të 11 komunave të Kosovës, ku vuri theksin në mungesën e respektimit të afateve kohore për raportim tremujor financiar në Kuvendin e Komunës, si dhe mungesë të respektimit të publikimit të raporteve në ueb faqet e komunave.
Pasqyrimi i shpenzimeve financiare të komunave ndryshon në formën dhe mënyrën e raportimi mirëpo duhet të bëhet përpjekje që shpenzimet të jenë më të detajuara që qytetarët dhe grupet e interesit të kenë mundësi në qasje.
Petrit Popova drejtor i Departamenti të buxheteve komunal në Ministrisë së Financave tha se komunat duhet të prezantojnë transparencë më të madhe në raportim të rregullt që dikton korniza ligjore aktuale ,si dhe kualiteti i raportimit duhet të shkoj paralel me ekzekutimin real të fondeve publike për vitin fiskal që disponon komuna.
Ai shtoi se forma se si shpenzohen paratë publike na jep pasqyra e raportit të auditorit të përgjithshëm ku komuna ka kompetenca dhe përgjegjësi të plotë se si shpenzohen buxhetet e taksapaguesve të vendit.
Duhet të tentojmë që secili zyrtarë të ketë disiplinë ngase ka diferenca të ndryshme rreth kostove dhe nuk ka standardizim për kategoritë buxhetore të shpenzuara (derivate, orendi etj) përfundojë z. Popova.
Agim Dibrani këshilltar i Ministrit të Ekonomisë dhe Financave tha se problemet prioritare janë në nivel lokal, komunat kanë sfida që ballafaqohen dhe njëra nga to është mos raportimi financiar si një vërejtje direkte për komunat.
Albulena Nrecaj nga INPO tha se është jo logjike që pas 6 muajve të publikohen raportet financiare, kësisoj grupet e interesit nuk mund të kenë qasje sistematike se si shpenzohet paraja publike. Raportet financiare shpesh herë dalin në kundërshtim me raportin e auditorit. Komunat kanë mungesë të standardizimit të raportimit financiar dhe kjo çështje duhet të rregullohet dhe këto raporte duhet të detajohen.
Nazmije Krasniqi udhëheqëse e departamentit për transparencë dhe performancë në MAPL, ka theksuar nevojën e transparencës më të madhe të financave lokale, dhe nga ky vit edhe Udhëzimi Administrativ i ri për transparencë në nivel lokal i ka konkretizuar. Komunat e Kosovës nuk qëndrojnë mirë më publikimin e raporteve gjashtë mujore në ueb faqe ku vetëm 37% e komunave kanë një raport të till.
Drejtorët e Drejtorive Komunale për Financa janë shprehur të gatshëm në raportimet financiare duke respektuar afatet kohore si dhe janë dakorduar që të iniciohet një takim i përbashkët i drejtorëve që të standardizohen raportimet financiare sidomos në përshkrimin më detaj të shpenzimit të parasë publike në gjitha kategoritë buxhetore.