04 Maj 2024

KDI: Të rritet kontrolli i brendshëm financiar në Kosovë

Prishtinë, 17 korrik - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka organizuar tryezë të rrumbullakët me temën “Kontrolli i brendshëm financiar në Kosovë (Zbatimi i Ligjit për Auditimin e Brendshëm në Kosovë).

Pjesëmarrësit në këtë tryezë kanë diskutuar lidhur me lidhur me zbatueshmërinë e Ligjit për  Auditimin e Brendshëm, duke pasur në theks nivelin e auditimit të brendshëm në Kosovë dhe pavarësinë dhe cilësinë e punës së auditorëve si dhe raporti i tyre me institucionet tjera relevante.

Armend Zemaj –Deputet, njëherit anëtarë i Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike, theksoi se ligji për Auditimin e Brendshëm është një ndër ligjet më të mira që ka miratuar Kuvendi i Kosovës, megjithatë ai kërkoi zbatueshmërinë e plotë të tij duke kërkuar nga njësitë  e auditimin të brendshëm që gjatë këtij viti të fokusohen në fushat të cilat kanë rrezikshmëri më të lartë siç është fusha e prokurimit në të gjitha institucionet e shtetit.

Ndërkaq panelisti tjetër Kosum Aliu - Drejtor i Njësisë Qendrore Harmonizuese e Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Financave, vlerësoi që ligji për Auditimin e Brendshëm është ndër ligjet më të mira në rajon, por sipas tij institucionet kompetente duhet që të punojnë në ndërtimin e një kohezioni mes tri ligjeve që prekin fushën e financave publike: Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike, Ligjin për Zyrën e Auditorit Gjeneral dhe Ligjin për Auditimin e Brendshëm në Kosovë.

Dervish Bytyqi - Drejtor  në Njësinë e Auditimit të Brendshëm  në Ministrinë e Financave theksoi se pavarësia e auditorëve të brendshëm  është e nivelit të kënaqshëm dhe po ashtu edhe niveli i profesionalizmit është mjaft i lart, meqë një numër i madh i tyre janë certifikuar nga institucionet me renome ndërkombëtare.

Nga ana tjetër Hykmete Bajrami deputete në Kuvendin e Kosovës, shprehu shqetësimin e saj mbi nivelin e korrupsionit në institucionet shtetërore, ku sipas saj një pjesë të fajit e bartin edhe auditorët e brendshëm.

Nëse auditorët  e brendshëm kanë informacione për parregullsi dhe korrupsion brenda institucioneve të tyre dhe ato nuk denoncohen nga ana e tyre, atëherë edhe ata janë pjesë e përgjegjësisë, sepse korrupsioni po zhvillohet si një hallkë dhe jo vetëm nga individë të caktuar shtoi më tej zj. Bajrami.

Pjesëmarrësit e tjerë, kanë kërkuar nga institucionet kompetente që të bëjnë çdo gjë që është e mundur, që në të gjitha institucionet publike përfshirë edhe komunat në veri të vendit  të  instalohen njësitë e auditimit të brendshëm, për të vendosur një kontroll sa më objektiv të shpenzimit të parasë publike.

Në këtë tryezë KDI njoftoi të pranishmit se ky është vetëm një aktivitet në kuadër të aktiviteteve që KDI do të ndërmerrë në procesin e monitorimit të zbatimit të Ligjit për Audimin e Brendshëm në Kosovë.   

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)