KDI shfaq shqetësimin për korrupsionin në nivel tejet të lartë
Kosova bënë pjesë në grupin e shteteve që kanë nivel të lartë të korrupsionit, ku përfshihen: Zambia, Algjeria, Argjentina, Kazakistani Moldavia, Senegali, Benini, Bolivia, Gaboni, Indonezia, Ishujt Solomon, Etiopia, Mali, Mongolia, Mozambiku, Tanzania, Vietnami, Armenia, Rusia, Irani etj, dhe radhitet e 110-ta, duke lënë për tu kuptuar se posedon nivel shumë të lartë të korrupsionit.
"Ky indeks i Transparency International konfirmon shqetësimin tonë për nivelin e korrupsionit i cili është në rritje e sipër dhe që është një lajm mjaftë i keq për Republikën e Kosovës, e sidomos për faktin se të gjitha shtetet e rajonit e kanë përmirësuar pozitën e tyre në këtë indeks", thuhet në reagimin e KDI-së.
KDI vlerëson se këtë raport institucionet shtetërore duhet ta trajtojnë si një tregues, i cili mund te shërbej si pikënisje për të ndërmarr hapa konkret drejtë luftimit të korrupsionit.
Me këtë rast KDI i bene thirrje institucioneve të shtetit që ti japin prioritet luftës kundër korrupsionit duke i bërë këto reforma:
· Të garantohet pavarësia e mediave
· Të rritet transparenca e institucioneve publike duke e bërë zbatimin e ligjit për qasje në dokumente zyrtare
· Të reformohet administrata publike, me theks te veçantë sektori i prokurimi publik
· Të forcohet gjyqësori dhe institucionet tjera te sundimit te ligjit
· Të depolitizohet administrata
· Të kompletohet dhe zbatohet legjislacioni i nevojshëm kundër korrupsionit (ligji anti-mafia, ligji për konfiskimin e pasurisë, ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve)
Në qoftë se krahasohet me shtetet fqinje, Kosova përsëri gjendet në një pozite jo të mirë pasi që qëndron mbrapa të gjitha shteteve te rajonit të cilat kanë këto rezultatet: Kroacia 4.1, Maqedonia 4.1 , Mali i Zi 3.7, Serbia 3.5, Shqipëria 3.3, Bosnja dhe Hercegovina 3.2 dhe Kosova 2.8.