KDI: Qarkoret buxhetore nuk respektohen nga komunat
Prizren, 18 shtator- Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar raportin tre mujor të monitorimit të punës së kuvendeve të komunave të Regjionit të Prizrenit për muajin qershor-gusht 2013.
Naim Cahanaj tha se në kuadër të Qarkores Buxhetore 2014-01 thuhet që Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) duhet të organizojë gjithashtu takime publike për të diskutuar prioritetet dhe strategjitë para aprovimit të këtij dokumenti.
KAB komunale e aprovuar duhet të publikohet për qasje publike me një kopje të dorëzuar në MEF- departamentin e buxhetit komunal jo më vonë se me 30 Qershor 2013.
\"Mungesa dhe vonesa e diskutimit dhe aprovimit të KAB-ve komunale nga ana e komunave dhe mungesa e organizimit të dëgjimeve buxhetore reflekton në kompetencë të vetme të kuvendit në miratim të buxhetit por jo edhe në pjesëmarrjen në hartimin e tij. KDI konsideron që Kuvendet e Komunave si organe më të larta vetëqeverisëse duhet të jenë edhe pjesë e hartimit të buxhetit dhe jo vetëm të miratimit të kësaj politike publike..
Duke vazhduar më tej me të gjeturat tjera me theks të veçante në çështjen e përbërjes së Këshillit për Trashëgimi Kulturore ku sipas tij në përbërjen e këtij Këshilli nga ana e shoqërisë civile është personi i cili përmban pozitë të shërbyesit civil dhe pozitë në subjekt politik që bien ndesh me legjislacionin në fuqi.
KDI kërkon nga Kuvendi i Komunës së Prizrenit që të kërkojë dorëheqjen e personit që mban pozitën e anëtarit dhe të procedoje me shpalljen publike për plotësim të numrit të anëtarëve nga shoqëria civile konformë neni 14 të Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit.
Në seancën e datës 11 korrik Kuvendi i Komunës së Prizrenit si pikë të rendit të ditës ka pas edhe çështjen e Prevallës pikë kjo e kërkuar nga ana e anëtarëve që të jetë pjesë e punimeve të seancave.
Në kuadër të diskutimeve të shumta me 32 vota Kuvendi i Komunës së Prizrenit ka marrë vendim që ekzekutivi i komunës gjegjësish drejtorit e caktuara të hartojnë një raport detal prej viti 2006 e deri tek vendimi i fundit i Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë për ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve në fshatin turistik Prevalla, dhe i njëjti raport të diskutohet deri në fund të muajit gusht.
KDI rekomandon Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Prizrenit që çështja e vendimit të kuvendit mbi raportin përmbledhës për fshatin turistik të Prevallës duhet domosdo të jetë pjesë e rendit të ditës të paktën në seancën e muajit shtator.
Duke u bazuar në nenin 9 pika 1.8 të Udhëzimit administrative 03/2013 të MAPL-së për Këshillat Komunal për Siguri në Bashkësi i cili thotë që Kryetari i Komunës duhet të informojë Kuvendin Komunal dy herë brenda viti për aktivitetet e këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).
Këtë obligim ligjor, i dalë nga ky Udhëzim Administrative nuk e kanë kryer shumica e kuvendeve të komunave të regjionit të Prizrenit (përjashtim Kuvendi i Suharekës) andaj KDI i rekomandon kryetarëve të Komunave të Regjionit të Prizrenit që të informojnë dhe raportojnë për aktivitete e KKSB-se tek Kuvendet e Komunave - tha Arben Hoxha - përfaqësues i KDI-së.