KDI publikon shpenzimet e parasë publike në subvencione dhe investime
Prishtinë, 17 janar - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon tryezën më temë “Shpenzimet e parasë publike në kategorinë e subvencioneve dhe investimeve kapitale gjatë mandatit qeverisës 2018-2021”.
Qëllimi i organizimit të kësaj tryeze ka të bëje më publikimin e raportit të shpenzimeve të parasë publike në dy kategoritë buxhetore gjatë mandatit të kaluar qeverisës në shtatë komunat më të mëdha të Kosovës.
Po ashtu do të diskutohet për të gjeturat me akterë menaxhues dhe vendimmarrës në nivel lokal për të adresuar të gjeturat e raportit me qëllim të reflektimit në një menaxhim më të mirë të parasë publike në përgjithësi.