KDI publikon barometrin global të korrupsionit për vitin 2013
Prishtinë, 9 korrik - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)/TransparencyInternational Kosova (TIK) mban konferencën për shtyp, ku do të lansohet Barometri Global i Korrupsionit për vitin 2013.
Barometri Global i Korrupsionit nga Transparency International, është e vetmja anketë e opinionit publik, që zbulon pikëpamjet dhe përvojat e njerëzve për korrupsionin.
Kjo anketë reflekton përgjigjet e 114,270 njerëzve në 107 vende të botës, duke përfshirë edhe Kosovën.
Barometri Global i Korrupsionit pyet se në cilat institucione korrupsioni është më prezent dhe mat gjithashtu përvojat e mitëdhënës për vitin e kaluar në 8 shërbime të ndryshme.