KDI prezanton rekomandimet për ndryshim të politikave në prokurim publik
Prishtinë, 7 dhjetor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka njoftuar se sot do të organizoj tryezën e diskutimit me temën “Integriteti, element kyç në prokurim publik”.
Në këtë tryezë do të shpalosen rekomandimet për ndryshim të politikave aktuale me qëllim të përmirësimit të praktikave në këtë proces të rëndësishëm për shpenzimin e parasë publike.