19 Nëntor 2024

KDI: OSHP peng i kalkulimeve politike

Prishtinë 12 dhjetor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)/Transparency Internacional Kosova (TIK),  është duke i përcjell ngjarjet rreth emërimit të anëtarëve të bordit OSHP-së. 

Që nga korriku i vitit të kaluar, bordi i OSHP-së nuk është i plotë, ndërsa në korrik të këtij viti, mandati iu ka pëfunduaredhe dy anëtarëve të tjerë të OSHP-së. Me këtë rast OSHP nga pesë (5) anëtarë sa do të duhej të kishte, ka mbetur pa asnjëanëtarë me mandat ligjor.

Konsiderojmë se gjithë kjo situatë vjen si rrjedhë e papërgjegjësisë së Qeverisë së Kosovës, e cila ka bërë qëOSHP të mbetet  në situatë të mos funksionimit total. Për pasojë, mbi 160 ankesa  për projekte të institucioneve kanë mbetur të pezulluara.

Sistemi i prokurimit publik me këtë rast rrezikohet nga keqpërdorimet e zyrtarëve të prokurimit, pasi që institucioni i ankesës nuk funksionon dhe vendimet mbesin në vullnetin e vet zyrtarëve.

KDI/TIK, i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës, që të marrë për bazë ankesat e Kuvendit të Kosovës, Bizneseve dhe Shoqërisë Civile, për depolitizim e këtij institucioni dhe mbi këtë bazë të dërgojë emra të rinj si propozime për anëtarë të OSHP-së.

Besimi i luhatur i bizneseve dhe publikut në raport me OSHP-në mund të kthehet vetëm duke përmirësuar performancën e kësaj të fundit, duke e rritur përgjegjshmërinë dhe duke e larguar ndikimin politik në këtë organ.

Vendimin e sotshëm të Kuvendit të Kosovës për mos aprovimin e listës së emrave të propozuar nga Qeveria, KDI/TIK e përkrah në tërësi, duke marr parasysh se niveli i korrupsionit në Kosovë është në rritje dhe për këtë nuk është pa përgjegjësi edhe vetë OSHP. Kjo pasi që në të shumtën e rasteve korrupsioni është i lidhur ngushtë me prokurimin publik në institucionet publike.

Ne gjithashtu kërkojmë që Qeveria e Kosovës të ketë parasysh kohën dhe situatën e krijuar dhe të mos i vonojë propozimet e reja për anëtarë të rijnë të OSHP-së.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)