15 Maj 2024

KDI: Misteri në financimin e subjekteve politike

Prishtinë, 8 maj - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) / Transparency International Kosova (TIK) ka organizuar të martën një tryezë me temë: “Transparencë në financimin e partive politike”, ku pjesëmarrësit kanë diskutuar për mungesën e transparencës gjatë deklarimit dhe publikimit të të ardhurave dhe shpenzimeve të subjekteve politike, duke shkelur e neglizhuar zbatimin e ligjit në praktike.
 
Kujtim Bytyqi, kryesues i hulumtimit në Programin “Transparenca dhe Antikorrupsioni” ka thënë se në Kosovë, që nga paslufta e deri më tani, subjektet politike asnjëherë nuk kanë treguar vullnet për të bërë publike raportet e tyre financiare, përfshire të ardhurat, kontributet, burimet e financimit, pasuritë, detyrimet, kapitalin dhe shpenzimet në mënyrë të drejte.

Ai ka potencuar se as me hyrjen në fuqi të Ligjit për Financimin e Partive Politike në vitin 2010, nuk ka ndonjë lëvizje përpara, as ndryshime pozitive në këtë drejtim.

Kjo sipas tij qartë shihet në raportin e auditimit të deklaratave financiare të subjekteve politike për zgjedhjet nacionale të vitit 2010, ku shumica e subjekteve politike shkelin pothuajse çdo nen të ligjit aktual për financimin e partive politike.

“Pra, të ardhurat dhe shpenzimet e partive politike nuk raportohen saktë”, ka thënë Bytyqi. Ai ka përmendur edhe mos prezantimin e të hyrave dhe shpenzimeve nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike që ndahet nga Buxheti i Republikës së Kosovës e që aktualisht është 0.34%.

Nijazi Kryeziu nga Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se “ diskursi real është se sa janë profilizua partitë politike por edhe se sa janë transparente brenda vetë subjektit politik”.

Haziz Hodaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se “ nuk ka një transparencë në subjektet politike dhe është një skandal çka po ndodhë me subjektet politike.

Ai ka parashtruar nevojën që subjektet politike në nivel lokal të financohen nga kuvendet komunale sepse niveli i komunikimit në mes qendrës dhe degëve nuk është në nivelin e dëshiruar.

Arbër Rexhaj nga Lëvizja Vetëvendosje ka potencuar se fundi shtetëror që ju ndahet subjekteve politike që kap vlerën 5 milion euro në vit është i mjaftueshëm për financimin e tyre prandaj është e pa nevojshme dhënia e donacioneve nga private.

Bislim Zyrapi nga partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka potencuar se në nivelin lokal ne jemi transparent dhe i raportojmë qendrës prandaj mendojmë që transparenca duhet të ekzistojë me tepër ne nivelin qendror.

Në anën tjetër përfaqësuesi i AKR-së theksoi “që ne financohemi nga Kryetari ynë dhe mungon transparenca në nivel lokal sepse punohet fare pak dhe burimet financiare që vine nga qendra vinë vetëm në kohën e zgjedhjeve vetëm për ti marrë votat”.

Lulzim Kabashi nga LDD ka theksuar se “nuk ekziston interesi i subjekteve të mëdha politike që të jenë më transparente në financimin e tyre andaj edhe ka kërkuar që partitë e mëdha duhet të jenë model për transparencën e financimit të subjekteve politike”.

Nga ana e pjesëmarrëseve të tjerë janë spikatur disa çështje tjera në lidhje se si mundë të ngritët transparenca e financimit të subjekteve politike; si të tilla: krijimi i institucioneve shtesë të pavarura; një kontroll më rigorozë nga ana e KQZ-së, mendime pro dhe kundër se a duhet që të vazhdohet me dhënien e donacioneve nga kompanitë private apo të jepen vetëm donacione nga Fondi i Buxhetit të Kosovës për Demokratizim.

Po ashtu pjesëmarrësit kanë theksuar se ekziston nevoja për ndryshimin e ligjit dhe përforcimin e masave për parandalimin e keqpërdorimit të fondeve private e shtetërore që iu jepen subjekteve politike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)