16 Janar 2025

KDI: Me emërimin e guverantorit, PDK zaptoi shtetin

Prishtinë, 14 mars - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shprehur shqetësim  të thellë ndaj vendimeve të fundit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vendosjen e anëtarëve me libreza partiake në krye të institucioneve të pavarura dhe shumë të rëndësishme për shtetin e Kosovës.

Zgjedhja e sotshme e Bedri Hamza për Guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës sipas KDI-sështë në kundërshtim të plotë me nenin 140 të Kushtetutës së Republikës së % Kosovës i cili shprehimisht thotë se: “Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, është institucion i pavarur i cili i përgjigjet vetëm Kuvendit të Kosovës”.

Po ashtu edhe neni 6 i Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, ka përcaktuar pavarësinë dhe autonominë e këtij institucioni:

“Banka Qendrore, anëtarët e organeve vendimmarrëse ose personeli i Bankës Qendrore, nuk do të marrin udhëzime nga ndonjë person apo subjekt tjetër, duke përfshirë subjektet qeveritare."

"Pavarësia dhe autonomia e Bankës Qendrore respektohet në çdo kohë dhe asnjë person apo subjekt nuk do të provojë të ndikoj anëtarët e organeve vendimmarrëse apo të personelit të Bankës Qendrore në realizimin e detyrave të tyre apo të ndërhyjë në aktivitetet e Bankës Qendrore”, thuhet në reagimin e KDI-së. 

Duke ditur që Hamza për një kohë të gjatë është anëtar dhe faktorë i rëndësishëm i Partisë Demokratike të Kosovës, zgjedhja e tij për Guvernator të Bankës Qendrore sipas KDI-së cenon kushtetutshmërinë dhe konceptin themelor të institucioneve të pavarura. Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës ngjashëm vepruan edhe para disa javëve, kur zgjodhën anëtarin e Këshillit të përgjithshëm të PDK-së, Blerim Rexha, për Kryesues të Bordit të Agjensisë Kosovare të Privatizimit.

KDI vlerëson se një qasje e tillë e politizimit dhe partizimit të institucioneve të pavarura mbi baza klienteliste, cenon rënd funksionalitetin e shtetit të së drejtës dhe ndërtimin e një demokracie funksionale.

Prandaj me qëllim që të parandalohen veprimet që cenojnë funksionimin e institucioneve të pavarura, KDI i bën thirrje Presidentes së vendit që në kuadër të kompetencave të saja kushtetuese të përcaktuara në nenin 84 pika 26, të mos emëroj z. Bedri Hamza për Guvernator të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)