02 Nëntor 2024

KDI: LDK dhe AAK të heqin duart nga bordet publike

Prishtinë, 20 tetor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka deklaruar se sipas raporteve vendore, por edhe atyre ndërkombëtare, Kosova vazhdon të përballet me elemente të kapjes së shtetit, përderisa është etabluar praktika e kapjes së bordeve të ndërmarrjeve publike dhe vendosja e njerëzve jokompetentë e partiak.

Ndërmarrjet publike sipas KDI-se janë institucionet më të kritikuara për performancë të dobët, të cilat operojnë me humbje financiare, e madje disa prej tyre ndodhen buzë falimentimit.

Sidoqoftë, të njëjtat sipas KDI-se po vijojnë të shërbejnë si strehë për akomodimin e njerëzve partiak nga subjektet politike që qeverisin me vendin.

Kjo është reflektuar edhe gjatë emërimeve të fundit të bordeve të ndërmarrjeve të rëndësishme si Trepça, Infrakos dhe Posta e Kosovës, ku janë caktuar individë të cilët kanë garuar për poste publike nën logon e LDK-së dhe AAK-së.

"Ne vlerësojmë që vendosja e individëve me prapavijë partiake në pozita të përkohshme në këto borde, pa respektuar procedurat e konkursit publik, është në kundërshtim me ligjet e këtyre ndërmarrjeve publike dhe në kundërshtim me premtimin kryesor që bordet do të çkapen nga politika e do të jenë profesionale, të pavarura dhe me integritet", thekson KDI.

KDI i bën thirrje Qeverisë që të respektojë ligjin dhe të mbajë zotimet e dhëna për çkapjen e shtetit dhe ndërmarrjeve publike nga politika.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)