27 Dhjetor 2024

KDI: 'Kuletat' e partive politike të bëhen publike

Prishtinë, 7 tetor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që në mbledhjen e sotme të trajtojë rekomandimin e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, për publikimin e raporteve vjetore financiare të subjekteve politike për vitin 2019.

Meqenëse subjektet politike shpenzojnë mbi 4.2 milion euro të taksapaguesve, KDI vlerëson që bërja publike e këtyre raporteve, ndonëse të paaudituara, është esenciale dhe në përputhje me frymën e ligjeve zgjedhore, që kërkojnë transparencë të vazhdueshme në financimin e subjekteve politike.

KQZ në dhjetor të vitit të kaluar, ka publikuar raportet e paaudituara të shpenzimeve të subjekteve politike për fushatën e zgjedhjeve të 6 tetorit, duke krijuar një standard të ri në funksion të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së subjekteve politike. Çfarëdo veprimi në kundërshtim me këtë praktikë, përbën regres të dëmshëm për transparencën dhe llogaridhënien.

Gjithashtu, edhe Raporti i KE-së për Kosovën, i publikuar dje, ka ritheksuar se financimi i subjekteve politike dhe i fushatës nuk është transparent, përderisa rregullativa ligjore nuk është adekuate, sepse nuk garanton raportim të plotë dhe në kohë, mbikëqyrje efektive dhe as llogaridhënie lidhur me parregullsitë eventuale që mund t’i kenë këto raporte.

Duke u bazuar në praktikat e mëhershme, ku auditimi i raporteve financiare nuk është bërë me vite të tëra, KDI kërkon nga anëtarët e KQZ-së që të miratojnë rekomandimin e ZRPPC-së për publikimin e raporteve financiare të paaudituara, për të garantuar transparencë bazike lidhur me financimin e subjekteve politike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)