27 Janar 2025

KDI: Kosova cilësohet si një shtet me nivel të lartë të korrupsionit

Prishtinë, 9 dhjetor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)/Transparency International Kosova (TIK), në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër-korrupsion – 9 dhjetori, ka organizuar një aktivitet simbolik, duke i dhënë Qeverisë së Kosovës një dhuratë me raporte vendore e ndërkombëtare.

Merita Mustafa, nga KDI tha se kjo dhuratë e korrupsionit, është dhurata më e keqe që i ofrohet Kosovës gjatë këtij viti.

Mustafa po ashtu theksoi se pakoja të cilën babadimri ia dhuroi sot Qeverisë së Kosovës përmban raporte që flasin për Korrupsionin në Kosovë, i cili po dëmton ekonominë e vendit, po nxit varfërinë dhe po cenon demokracinë në vend.

Raportet e Transparency Internation, Freedom House, KDI-së, etj, përmbajnë vlerësime rreth nivelit të korrupsionit në vendin tonë.
 
Në të gjitha këto raporte, Kosova cilësohet si një shtet me nivel të lartë të korrupsionit, e sidomos në ndërmajrrjet publike, ku dominon edhe punësimi në bazë të nepotizimit. Ndërkaq, kemi edhe një administratë publike të politizuar.

“Ne shprehim zhgënjim të madh për mos reagimin e Qeverisë, ndaj të gjitha këtyre raporteve. Qeveria deri më tani ka injoruar në vazhdimësi të gjitha këto raporte dhe është duke e injoruar problemin e korrupsionit, i cili është njëri prej problemeve kryesore në vendin tonë”, theksoi Mustafa.

Gjithashtu, në këto raporte cilësohemi si një vend me shkallë të lartë të ekonomise informale, ndërkohë që kemi mungesë të kapaciteteve për ta luftuar atë. Funksionimi i sistemit gjyqësor, i cili është qenësor për sundim të ligjit, ende cilësohet si jo i  pavarur.  
 
Pasojat e korrupsionit janë të rënda për vendin, duke filluar nga mos zhvillimi i ekonomisë, nxitja e varfërisë dhe cenimi  i demokracisë. 

Në anën tjetër, përpos Kosovës, nuk ka asnjë shtet tjetër në rajon që është investuar më shumë për të hartuar e themeluar strategji dhe trupa anti-korrupsion, duke përfshirë këtu edhe misionin ndërkombëtar siç është EULEX-i, e që të gjita po rezultojnë si të pa efektshme dhe të padobishme për ta ndaluar korrupsionin. 

"Duke e parë injorancën që ka treguar Qeveria ndaj këtyre raporteve, KDI/TIK, sot në Ditën Ndërkombëtare Koundër-korrupsionit, dëshiron që edhe njëherë t’i bëjë thirrje Qeverisë, që të reagoj dhe merr për bazë të gjitha këto raporte, për të nisur punën drejtë luftimit të  korrupsionit, i cili tani e tutje duhet të jetë nga prioritet kryesore të vendit, ka theksuar ajo.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)