03 Maj 2024

Katastrofat botërore të 2010 kanë kushtuar 218 miliardë dollarë

Curich, 31 mars - Kompania e sigurimit “Svis Re” lajmëroi se çmimi ekonomik i katastrofave natyrore dhe fatkeqësitë që i kanë shkaktuar njerëzit është ngritur për tri herë – në 218 miliardë dollarë në vitin 2010, krahasuar me 68 miliardë në vitin 2009.

“Svis Re” shprehet se shifra e të pësuarve gjithashtu është rritur në mënyrë drastike, në 304.000 njerëz prej 15.000 në vitin 2009. Vetëm në tërmetin në Haiti pësuan 222.000 persona.

Kompania nga Cirihu bën të ditur se fatkeqësitë e vitit të kaluar i kanë kushtuar kompanitë e sigurimeve 43 miliardë dollarë, 60 për qind më shumë në nivel vjetor.

Tërmeti në Kili dhe Zelandë të Re u kanë shkaktuar kompanive të sigurimit humbje prej 12 miliardë dollarësh.

Në raportin e sotëm, Svi Re shprehet se tërmeti i paradokohshëm në Zelandë të Re dhe në Japoni do ta bëjë vitin 2011 njërin prej viteve më të shtrenjta për kompanitë e sigurimeve

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)