Katalunia investon në Kosovë
Prishtinë, 19 shtator - E ardhmja gjithnjë e në ndryshim paraqet një dorë me sfida dhe së bashku me të një qese me plot mundësi të mëdha për bizneset tona dhe për vendin tonë si ndërmarrje e përbashkët nga e cila ne duhet të përfitojmë.
Drejtuesit e korporatave janë të sfiduar çdo ditë nga kërkesat në rritje të tregut global - ku inovacioni është një domosdoshmëri - drejtuesit e korporatave kanë nevojë për menaxherë të talentuar që të përballen me garancitë e suksesit të qëndrueshëm dhe talenti kërkon trajnim për ti zbatuar inovacionet me sukses.
Bizneset dhe korporatat e suksesshme nuk mund ti lejojnë vetes rrezikun që mund të paraqitet nga mungesa e talentit.
Përfaqësuesi nga Shkolla e Biznesit EADA, Manuel Marin nga Barcelona, Katalunia e Spanjës, në një intervistë për gazetën Epoka e re ka deklaruar se në thelb të një biznesi të suksesshëm zakonisht gjendet një grup i menaxherëve të talentuar të nivelit të lartë dhe të ulët, duke u përballur me situata vendimmarrëse.
Sipas tij, sa më të fuqishëm të bëhen kompanitë dhe bizneset tona, aq më shpejt ne do të rritemi si komunitet dhe si kombi më i ri në Evropë. Ai ka deklaruar se Kosovës i duhen liderë dhe biznesmenë të shkolluar