05 Maj 2024

Kastrati: Papunësia në Mitrovicë më e larta në Kosovë

Mitrovicë, 16 mars - Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ka pritur në takim kolonelin Pier Becker, i cili komandon Detashmentin e KFOR-it për Rajonin e Veriut, me të cilin ka biseduar për gjendjen e sigurisë në këtë komunë.

Gjithashtu është biseduar edhe për sfidat me të cilat përballen qytetarët e Mitrovicës edhe në sferën ekonomike, sociale etj.

Sa i përket shqetësimeve kryesore që kanë të bëjnë me qytetarët e kësaj komune, për të cilat është interesuar kol. Becker, kryetari Kastrati ka cekur mungesën  e rendit dhe ligjit në radhë të parë.

Ai ka thënë se në mungesë të rendit dhe ligjit në veri mungon edhe siguria e përgjithshme për qytetarët.

Poashtu ai ka folur edhe mungesën e lirisë së lëvizjes, mandej pamundësinë për shfrytëzimin e pronave private etj.

“Është një situatë që nuk garanton jetë cilësore, prandaj strukturat e sigurisë duhet të jenë shumë më të vendosura që të vendoset rendi dhe ligji në veri”.

Kryetari Kastrati, është fokusuar edhe në çështjet ekonomike. Ai tha se papunësia në Mitrovicë është më e larta në Kosovë, krahasuar me komunat tjera dhe kjo si pasojë e rrethanave politike.

Ndërsa koloneli Becker është interesuar edhe për planet sa i përket vazhdimit të rindërtimit të shtëpive në veri. Lidhur me këtë, kryetari Kastrati, sqaroi se rindërtimi do të vazhdoj dhe nuk pret probleme.   


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)