Kartëmonedha të re me vlerë 10 euro nga nesër në qarkullim
Frankfurt, 22 shtator - Banka Qendrore Evropiane (BQK), ka njoftuar se kartë monedha e re me vlerë 10 euro nesër do të dalë në qarkullim.
Sikur dhe monedha prej 5 euro, edhe monedha e re prej 10 euro do të ketë disa përmirësime që kanë të bëjnë me mbrojtjen. Hologrami dhe vula ujore e monedhës përmbajnë flamurin e Evropës dhe një figurë nga mitologjia greke. Në monedhën e re janë disa shenja që do tiu nxjerrin punë falsifikatorëve. Nëpër kënde relievet janë më të theksuar që mund të hetohen me prekje të butë gishtërinjsh.