Kartëmonedha e re në vlerë prej 10 më 2014
Frankfurt, 17 dhjetor - Banka Qendrore Evropaine (BQE) , ka paralajmëruar se kartëmonedh e re në vlerë prej 10 do të zbulohet në një ngjarje që do të mbahet më 13 janar 2014.
Pas më shumë se 10 viteve të futjes në qarkullim të kartëmonedhave dhe monedhave euro, Eurosistemi në vitin 2013 ka filluar të lëshojë në qarkullim serinë e dytë e kartëmonedhave euro, e njohur si seria Europa. Kjo seri do të përmbajë një portret të Europa-s, një figurë e mitologjisë Greke nga rrjedh edhe origjina e emrit të kontinentit tonë.
Kartëmonedha e re në vlerë prej 5 është futur në qarkullim me 2 maj 2013 e cila është modifikuar pak për të akomoduar dhe inkorporuar tiparet e avancuara të sigurisë.
Dizajni i plotë i kartëmonedhës së re në vlerë prej 10 do të zbulohet në një ngjarje që do të mbahet më 13 janar 2014 kur edhe do të kumtohet data e sakte e lëshimit ne qarkullim te kësaj serie. Imazhet e dizajnit të plotë të kartëmonedhës së re në vlerë prej 5 nuk do të vihen në dispozicion deri në atë datë.
Më 26 nëntor 2013, BQE paralajmëron futjen e serisë së re të kartëmonedhave në vlerë prej 10, kurse më 13 janar 2014: Zbulimi i dizajnit të plotë të kartëmonedhës së re në vlerë prej 10
Kurse më 2014, Kartëmonedha e re në vlerë prej 10 do të lëshohet në qarkullim gjatë vitit 2014 në të gjithë zonën e euros