Karlos Slim edhe më tej njeriu më i pasur në botë
New York, 11 mars - Magnati meksikan i telekomunikacioneve Karlos Slimedhe më tej është i pari në listën e njerëzve më të pasur në botë, icili pasurinë e vet gjatë vitit të kaluar e shtoi edhe me 20.5 miliardëdollarë, bëri të ditur Forbs.
Numri i miliarderëve u ngjit në 1.210, të cilët disponojnë me pasuri të përgjithshme prej 4.500 miliardë dollarë.
Si krahasim, numri i miliarderëve gjatë vitit të kaluar ishte më i vogël për 199, ndërsa pasuria e tyre e përgjithshme arrinte 3.600 miliardë dollarë.
Ndonëse pjesa më e madhe e miliarderëve janë amerikanë, gjysma e pasanikëve të rinjë vijnë nga Brazili, Rusia, India dhe Kina.
Në krye të listës dy vite me radhë gjendet meksikani Karlos Slim, pasuria e të cilit kapi shifrën prej 74 miliardë dollarëve, falë bursës së fuqishme meksikane, pezosit të fortë dhe hapave të suksesshme afariste, thekson Forbs.
I dyti në listën është themeluesi i Majkrosoftit, Bill Gejts, i cili tani i është përkushtuar filantropisë.