18 Nëntor 2024

Kapen dy raste kontrabandimi në pikëkalimin kufitar të Vëmicës

Prizren, 8 mars - oficerët doganor në dy raste të ndara kanë arritur të parandalojnë kontrabandimin e mjeteve monetare si dhe në rastin e dytë armë dhe fishek. 

Në rastin e parë, një automjet i drejtuar nga një shtetas i Shqipërisë është selektuar për kontrollë, drejtuesi i automjetit nuk ka deklaruar asgjë, mirëpo pas kontrollës detale të automjetit dhe pasagjerëve oficerët doganor kanë hasur në mjete monetare të padeklaruara në vlerë prej 60.000 €.

Mjetet monetare kishin qenë të mbështjellura me një mbështjellës tekstili dhe të vendosura në mbrapa ulëses së vozitësit, me k;t; rast subjekti ka kryer kundërvajtje doganore. Oficerët doganor kanë konfiskuar shumën prej 25%, kurse edhe pjesa tjetër e mjeteve monetare është ndaluar në konsultim me Prokurorin kompetent, për të vazhduar më tej me procedurën Prokurori.

Në rastin e dytë gjithashtu një shtetas i Shqipërisë i është nënshtruar kontrollit doganor nga oficerët doganor ku në makinën e drejtuar nga ai janë gjetur mallra të ndaluara. Gjatë kontrollit të bagazhit të automjetit  nga ana e zyrtarit doganor është hasur ne  një pushkë gjuetie dhe ne një sasi të  fishekëve (34 copë). Vetura është futur ne garazh për një kontroll më të detajuar ku është kontrolluar detalisht por nuk është gjetur diçka me tepër.

Rasti bashke me pushkën dhe fishekët janë dorëzuar Policisë Kufitare për trajtimin e mëtejmë të rastit, Policia e Kosovës ka bërë edhe arrestimin e personit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)