Kapen 30 telefona mobil në pikëkalimin e Jarinjes
Jarinje, - oficerët doganor gjatë kontrollit rutinor të makinave në pikalimin e Jarinjes arritën të gjenin 30 telefona mobil në automjetin i cili transportonte gazetat ditore.
Automjet i drejtuar nga një shtetas i Serbisë transportonte gazetat ditore ku pas kontrollit të oficerëve doganor u gjetën një thes i fshehur në mes gazetave. Pas hapjes u gjetën 30 copë telefona mobil të llojit Samsung, vlera e telefonave mobil është afër 5000.
Vetura është kontrolluar detalisht por nuk është gjetur diçka me tepër. Gjithë sasia e telefonave është konfiskuar kurse pala ka shkaktuar kundërvajtje doganore.