18 Nëntor 2024

Kapen 200.000 euro barna kontrabandë

Prishtinë, 30 gusht - Njësit e Doganës së Kosovës gjatë kanë realizuar një aksion për bastisjen e një lokacioni në qytetin e Pejës.  Pas marrjes së informatave përmes rrugëve operative lidhur me një sasi të konsiderueshme të barnave të cilat besohet se ishin kontrabanduara njësit e doganës kanë arritur të  gjenin dhe konfiskonin barna të kontrabanduara me vlerë mbi 200.000 euro.

Një kompani e cila  kishte selinë në ish depon farmaceutike të Spitalit Regjional të Pejës ishte e dyshuar për kontrabandë. Gjatë aksionit të përbashkët me Policinë e Kosovës,  është gjetur një sasi e konsiderueshme e barnave (836 emërtime apo lloje të ndryshme) me vlerë të përafërt mbi 200.000 euro.

Gjatë bastisjes janë  hasur në dy bunkerë (hapësirë e kamufluar) brenda depos ku në njërin nuk është gjetur asgjë, ndërsa në bunkerin e dytë kemi hasur sasi të konsiderueshme të barnave të kontrabanduara. Llojet e barnave janë nga më të ndryshme kryesisht prodhime greke. Gjithashtu njësit e Doganës kanë hasur në një armë të tipit AK 47-Kallashnikov me 23 fishekë kalibri 7.62x39 mm. Gjatë bastisjes njësit e doganës u asistuan edhe nga Policia e Kosovës. 

Dogana ka iniciuar hetimet lidhur me formën e kontrabadimit të këtyre barnave dhe njëkohësisht fton qytetarët që të na ofrojnë informata ashtu që të ndihmojnë në luftimin e kontrabandës dhe korrupsionit përmes numrave pa pagesë në 0800 50 095.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)