Kaos mes pensionistëve në bankat e Greqisë
Athinë, 1 korrik - Ndërkohë që pritet vendimi i Eurogrupit për Greqinë, mijëra pensionist iu drejtuan sot sërish bankave për të tërhequr para.
Bankat do qëndrojnë të mbyllura për një javë, por qindra degë të bankave në Greqi u rihapën për të lejuar pensionistët pa karta bankomati që, të bëjnë tërheqje të vogla parash.
Në Athinë kishte skena kaotike me turma pensionistësh në radhë, për të marrë para. Ata mund të tërheqin deri në 120 euro.