16 Janar 2025

Kanali televiziv i Rumanisë largon nga puna rreth 700 vetë

Bukuresht, 31 janar - Kanali televiziv shtetëror i Rumanisë, do të pushojë nga puna rreth 700 vetë të personelit si pasojë e krizës finaciare.

Korporata e cila vitin e kaluar e mbylli me 130 milionë euro dëm, pasi nuk arriti të bëjë pagesën e rrogave nuk ka arritur të gjejë rrugëzgjidhje tjetër përveçse të nxjerrë nga puna punonjësit e saj.

Kanali televiziv rumun si rezultat i vlerësimit të performancës vendosi ta ndajë rrugën me 698 punonjës.

Autoritetet vunë në dukje se edhe 2 mijë e 450 punonjësit e tjerë do të vijojnë të punojnë sipas sistemit të vlerësimit të performancës.

Ndërkohë mënyra e pagesës së rrogës së papaguar me vlerrë 16,5 milionë euro është me pikëpyetje për korporatën të ardhurat e vetme të së cilës janë 11 euro për hyrje.

Korporata me një të kaluar 57 vjeçare ka 6 kanale televizive dhe 5 kanale radiofonike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)