Kanadaja mbështet Ministrinë e Punës
Prishtinë, 5 maj - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi priti sot në takim Ambasadorën e Kanadasë në Zagreb, njëherësh Ambasadore jo-rezidente për Kosovë, znj. Louise LaRocque.
Në këtë takim, Ministri Abrashi shpalosi prioritetet e Ministrisë në fushën e punësimit dhe në krijimin e një mjedisi sa më të favorshëm social për qytetarët e vendit.
Abrashi dhe LaRocque bashkëbiseduan edhe për skemën Kanadeze Work and Travel si dhe mundësinë e përfitimit nga trajnimet profesionale nga Kanada.
Në këtë aspekt, Ambasadorja LaRocque ofroi gatishmërinë e saj për ta ndihmuar Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në fushat të ndryshme të interesit të përbashkët