17 Nëntor 2024

Kanadaja dhe Kina nënshkruajnë marrëveshje prej 1,77 miliardë euro

Pekin, 9 nëntor - Në përfundim të një takimi mes homologut të tij kinez Li Keqiang në Pekin, kryeministri kanadez Stephen Harper deklaroi para gazetarëve arritjen e marrëveshjeve dhe kontratave që arrijnë vlerën e 2,5 miliardë dollarë kanadezë në total ose 1,77 miliardë euro.

Kompania publike kineze postare, “China Express”, ra dakort me grupin kanadez të aeronautikës, “Bombardier”, për blerjen e aparaturave “série C”, avionë linje rajonalë.

Marrëveshjet e tjera të nënshkruara parashikojnë kryesisht bashkëpunimin dypalësh në aviacionin civil dhe energjinë bërthamore, një aleancë strategjike mes kompanisë “Air China” dhe “Air Canada”, si dhe një bashkëpunim në çështje doganore.

“Ne arritëm gjithashtu të ndërtojmë një akses të rregullt të tregut kinez për qershitë e Kolumbisë Britanike, si dhe boronicat kanadeze”, përshëndeti Harper.

Kanadaja nga ana tjetër do të marrë një kuotë investimi prej 50 miliardë juanë (6,5 miliardë euro, 9,27 miliardë dollarë kanadez) në kuadrin e sistemit të ngaritur nga Pekini për të promovuar përdorimin e monedhës së tij ndërkombëtare.

Partnerë të fuqishëm tregtar, Kina dhe Kanadaja, patën një përkeqësim të marrëdhënieve të tyre ndër vite, pasi Otava akuzoi Pekinin se ka mundësuar sulme informatike që prekin kompanitë dhe institucionet kanadeze.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)