20 Nëntor 2024

Kanada konfirmon vazhdimin e mbështetjes për Kosovën

Prishtinë, 19 qershor - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka pritur sot Ambasadoren e Kanadës në Zagreb, Jorezidente për Kosovë, Louise Larocque, me të cilën ka biseduar për zhvillimet e fundit ekonomike në vend, me theks të veçantë për mundësinë bashkëpunimin mes dy vendeve në fushat që mbulon MZHE.

Ministri Ismajli ka falënderuar Ambasadoren Larocque, për mbështetjen që vendi i saj i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës, ndërsa ka shtuar se vendi është në rrugë të mbarë për të krijuar një klimë të përshtatshme për investime të jashtme.
 
Ismajli ka theksuar fokus i punës së MZHE-së është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, duke shtuar se zhvillimi i sektorit të energjisë ka një rol të rëndësishëm në rritjen ekonomike.

Nga ana e  saj, Ambasadorja kanadeze duke i uruar suksese ministrit Ismajli në detyrën e re, ka ritheksuar se Kanada do të vazhdojë të mbështes Kosovën në arritjen e objektivave të saj, përfshirë zhvillimin ekonomik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)