Kamion të FSK-së dërgojnë pako me dhurata për fëmijët e komuniteti RAE
Prishtinë, 19 dhjetor - MUTE Foundation në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), sivjet për hërë të katert po realizojnë projektin për fëmijë "unë - ty, dashuri në paketë".
Fëmijët janë aseti me me vlerë për Kosovën, prandaj fokusi, investimi dhe dashuria me e madhe duhet të shkoj për ta!
"Në të gjithë së bashku për katër vjet, kemi arritur te grumbullojme rreth 22 000 dhurata ku pjesëmarres direkt në këtë projekt kanë qenë rreth 42 000 fëmijë të moshes 5-11 vjeq", thekson Mute Foundation.
Kështu që sot në Shkollën Matematikore në Prishtinë organizohet nisja zyrtare e kamioneve me ushtarë të FSK-së, duke i mbushur ata me rreth 3 678 pako, për t'ju dërguar pastaj fëmijëve nëpër fshatrat e Prishtinës të komunitetit RAE dhe fëmijëve të margjinalizuar.
Te ftuar jane kryeatri i Komunes Shpend Ahmeti, shef i sektorit te BCU-se Sedi Geci dhe zyrtarë të tjerë nga këto institucione relevante.